Komuna e Shtimes

Policia konfiskon heroinë në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 17:30, ka arrestuar një person në Shtime, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar 2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.