Ilustrim

Prishtinë, 4 të arrestuar për drogë

Katër persona janë arrestuar në rr. “Ali Vitia” në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në banesën e tyre është gjetur një sasi droge.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 6.3 gramë substancë e dyshuar narkotike ngjyrë e bardhë dhe 8.4ë gram substancë  e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:30.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor pasi që kishin përdorur sasi të tepruar të narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.