Karateistëve të Kosovës nuk iu lejua hyrja në Serbi

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

“Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë.

Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin europian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Ekspedita u kthye në Prishtinë./21Media