Kamenicë, pemishtja përfshihet nga zjarri

60 ari me pemë të mbjella janë djegur në fshatin Lajqiq të Kamenicës.

Policia ka njoftuar se ankuesi ka raportuar dje se si pasojë e zjarrit që e kishte ndezur i dyshuari iu kishin djegur 60 ari me pemë të mbjella dhe 60 ari pyll.

Tutje, policia ka njoftuar se  me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

Në njoftimin e policisë nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr.