KALLXO 360- Tensionet në Sheshin 'Nëna Terezë'

Situata në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është tensionuar për një moment pasi grupet e mbështetësve të  opozitës dhe ata të PDK-së janë afruar mes vete dhe kanë shkëmbyer fjalë.

Policia ka reaguar duke i ndarë grupet ndërsa ka formuar një kordon para selisë së PDK-së e cila gjendet në këtë shesh për ta parandaluar çdo kontakt fizik mes grupeve që kishin dalë të protestojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin re Presidentit dhe, grupi tjetër, të festojnë zgjedhjen eventuale të tij në këtë post.

KALLXO.com e ka xhiruar këtë situatë me kamera të teknologjisë VR 360 degree video.