Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Kadri Veseli Premton Transparencë, Pas Mbylljes për Gazetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë para gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për t’u kërkuar falje atyre për moslejimin për ta përcjellë mbledhjen e sotme të kryesisë.

“Nëse ka diçka me kërku falje, kërkoj falje”, tha ai.

Veseli premtoi se gazetarët do të kenë transparencë nga Kuvendi.

“Po ju konfirmoj që keni me pasë aksesin e duhur në Kuvend, derisa të jem unë në krye të institucionit. Jam mundu dhe po mundohem me rritë transparencën dhe përgjegjësinë”, tha Veseli.

Ai konfirmoi se në mbledhjen në të cilën u hodh gaz lotsjellës, është vendosur që seanca në të cilën do të votohet për demarkacionin do të mbahet më 1 shtator.

“Nëse mendon dikush se ka përfitu politikisht nga demarkacioni dhe Asociacioni, e ka gabim. Kufijtë që na kanë nda janë mallkim. Nëse kemi mend, duhet të dalim nga ky kurth”, tha Veseli.