Takimi Thaçi-Kadare | Foto: ZPRK
Kadare në Takim me Thaçin: Jemi Europianë
Presidenti Hashim Thaçi priti sot shkrimtarin e njohur shqiptar e botëror Ismail Kadare.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, Thaçi e Kadare diskutuan për orientimin properëndimor të shqiptarëve.
“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, sipas komunikatës.
Komunikata sqaron se shkrimtari i njohur vlerësoi që shqiptarët po ecin në rrugë të mirë.
“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.
Presidenti Hashim Thaçi vlerësoi përkrahjen që Kadare i dha delegacionit të Kosovës në bambuje në vitin 1999, por edhe deklarimet e tij në vitet ’90.
Thaçi i uroi Kadaresë marrjen e Nobel-it për letërsi.
“Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për Letërsi”, thuhet në komunikatë.
Kadare po qëndron në Kosovë ngase sot do të marrë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” nga Ministria e Kulturës.
Edhe një rrugë në Ferizaj do të mbajë emrin e Kadaresë.