Javën Tjetër Bien Temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën, si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit, priten reshje të intensitetit mesatar.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.

Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe reshje shiu e bore./21Media