FOTO KALLXO - Arkiv - Shpend Ahmeti

Ja me çka e krahasoi Shpend Ahmeti fjalimin e Vuçiqit në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë një krahasim të vizitës dhe fjalimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Ky krahasim është bërë duke iu referuar një pjese të fjalimit të Vuçiqit para përmendores së ‘Car Llazarit’ duke thënë se ‘Sllobodan Millosheviqi ka qenë një lider i madh, por nuk ka arritur t’i përmbush qëllimet e tij.’

“Imangjinoni një politikan gjerman disa vite pas Luftës se Dytë Botërore të thotë se Hitleri ka qenë politikan i mirë, por me rezultate të këqija. E pastaj të thotë se dëshiron pajtim me hebrenjtë. Këtë e bëri Vuqiqi sot”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.