Seanca për Demarkacionin - Foto: Atdhe Mulla

Isufi: Me Këtë Marrëveshje Mund të Korrigjojmë Gabimin e Komisionit të Kaluar

Në seancën për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, bëri thirrje që të votohet Projektligji i sjellë në Kuvend nga Qeveria, sepse sipas tij, me këtë Marrëveshje mund të korrigjohen gabimet e bëra nga Komisioni i Qeverisë së kaluar.

Isufi tha se pasi Marrëveshjes së vitit 2015 i janë bashkëngjitur dokumentacioni i Komisionit aktual, që tregon për gabimet që janë bërër nga Komisioni i kaluar, dhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, jep mundësi për korrigjimin e gabimeve.

“Obligim i Qeverisë është ta kryejë punën sipas Ligjit që do të hyjë në fuqi”, tha ai.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën për Demarkacionin.