Presidentja e Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq - 18.05.2022

Presidentja Osmani flet për demarkacionin me Malin e Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka folur për deklaratën e përbashkët të Presidentit Thaçi dhe Vujanoviq që parashikohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Osmani ka thënë se gjithçka që ka të bëjë me raportet mes dy shteteve do të diskutohet dhe do të zhvillohet me parimin e respektit të ndërtesjelltë.

Tutje Osmani ka thënë se çështja e trupit të përbashkët teknik që është paraparë në deklaratën e presidentëve është çështje teknike.

“Sa i përket demarkacionit, Kosova ka ratifikuar tri dokumente në Kuvendin e saj. E para është marrëveshja dy palëshe sa i përket vendosjes së kufirit, e dyta është deklarata e përbashkët ndërmjet dy presidentëve të atëhershëm dhe e treta ka qenë raporti i komisionit. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe do të zhvillohet me parimin e respektit të ndërtesjelltë dhe çështja e trupit të përbashkët teknik që është paraparë në deklaratën e presidentëve, është çështje teknike e cila do të realizohet nëpërmjet diskutimeve miqësore e përmbajtjesore”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se ka akterë të tjerë që kërkojnë ta destabilizojnë rajonin apo t’i prishin marrëdhëniet Kosovë – Mali i Zi.

“Kosova dhe Mali i Zi nuk duhet t’i lejojnë asnjëherë që raportet të dëmtohen sepse kjo do t’i shkonte në interes atyre që kanë interesa malinje për Ballkanin Perëndimor. Unë nuk shkoj asnjë çështje që mund t’i prish marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë ajo.

Deklarata e përbashkët mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi e miratuar katër vjet më parë, parashikon ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit dhe mundësi për korrigjim të saj.

Në deklaratën e përbashkët të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq, parashikohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit dhe pastaj ekziston si mundësi korrigjimi i tij.

Në deklaratë thuhet se pas ratifikimit do të formohet një trup i përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.

Grupi, sipas deklaratës ka për detyrë t’i evidentojë mosmarrëveshjet eventuale dhe të bëjë korrigjimet në drejtim të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.

Deklarata për Demarkacionin Thaçi-Vujanoviq (Foto)