Ilustrim

Istog- Udhëtonte me familje, i bie plumbi në xhamin e veturës

Në fshatin Trubohovc të Istogut është raportuar se plumbat kanë goditur një kombi në lëvizje me udhëtar.

Sipas Policisë së Kosovës, për shkak të shqetësimit fëmijët që kanë qenë brenda kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi janë shqetësuar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi me targa vendore ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit. Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer. Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.