Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë i reagon kryeministres serbe për taksën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq e cila ka deklaruar se serbëve në Kosovë ju mohohen të drejtat për informim.

Ndërkaq, Bosch përmes Facebook-ut ka thënë se, deklarata e Bërnabiq është qesharake.

“Nëse jo aq serioze mund të qeshet me deklaratën krejtësisht qesharake të kryeministres serbe Ana Bërnabiç, e cila duket se i ka thënë Betas (agjenci e lajmeve) për gjëra të tjera të diskutueshme, se OSBE duhet të shqyrtojë faktin se serbët janë të privuar nga e drejta e tyre për informacion sepse për shkak të tarifës 100 për qind gazetat nuk po mund të vijnë në Kosovë. Së pari, në çfarë shekulli jeton kjo zonjë, shumica e njerëzve marrin lajme nëpërmjet medias sociale këto ditë, si dhe radio, tv dhe letra online”, ka shkruar ish-ambasadori.

Bosch e ka arsyetuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguani tarifën ose të sillni letër me ju. Shpresoj se OSBE nuk do ta marrë këtë shumë seriozisht, pasi sigurisht që vjen nga një lidere që bën shumë për të minuar shtypin e lirë në vendin e vet”, thuhet në postimin e tij.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, një ditë më parë ka thënë se ka kërkuar nga përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) të reagojnë, sepse, siç tha ajo, serbët në Kosovë janë privuar nga e drejta për informim.

Sipas Bërnabiqit, gazetat në gjuhën serbe nuk shkojnë në Kosovë nga data 21 nëntor e vitit të kaluar.

 

 

https://kallxo.com/bernabiq-serbeve-ne-kosove-iu-mohohen-te-drejtat/?fbclid=IwAR2bK-Oq6qpdHZu45fljuUl93gNyaJd2cvcviVqhaxw36qp3RZy1sFh6Tpg

.