Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Isa Mustafa Kujton Heronjtë e Koshares

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa Betejën e Koshares e konsideroi fitoren më të madhe të UÇK-së.

“Beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut”, shkroi Mustafa në facebook.

Ai dha arsyet pse u fitua kjo betejë.

“Uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë”, vazhdoi postimi i Mustafës.

Ai kujtoi edhe heronjtë e vrarë në Betejën e Koshares.

“9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenj të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares”, përfundoi postimi i Mustafës.

Sot për këtë betejë folën edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.