Foto: REL/AFP

Irakianët votojnë në zgjedhjet parlamentare

Irakianët po votojnë sot në zgjedhjet e para parlamentare qëkur Bagdadi deklaroi fitore mbi Shtetin Islamik duke larguar grupin ekstremist nga një pjesë e madhe e territorit, vitin e kaluar.

Kryeministri Haidar al-Abadi, një shi’it që ka tentuar të balancojë influencën e Uashingtonit dhe Teheranit, është më përpara me vota sipas anketave publike.

Aleanca e Fitores së Abadit, pati një shtytje të madhe në sondazhet publie pas fitores së tij të vetemëruar kundër ISIS-it.

Sondazhet po ashtu shfaqin që votuesit po e përkrahin Abadin edhe pas ndalimit të kurdëve për të deklaruar pavarësinë vitin e kaluar. Por, Abadi ka kritika ndaj zhvillimit ekonomik.

Dy kundërshtarët më të fortë të Badit janë Nuri al-Maliki dhe komandanti Hadi al-Amiri. Të dy rivalët janë po aq afër Teheranit sikur Abadi.