Inspektorati ‘kërcënon’ qytetarët që dëmtuan pllakat në sheshin e Prishtinës

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka vërejtur disa dëmtime të pllakave në sheshin e kryeqytetit që sipas tij mund të jenë reagime ndaj aksioneve të institucionit që drejton.

“Aksionet e fundit të Inspekcionit për rend dhe rregull në Kryeqytet, me gjasë i kanë sjellë edhe këto reagime në njërën nga zonat kyçe – në shesh”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndërkaq, Tahiri ka ‘kërcënuar’ kryerësit e kësaj vepre me identifikimin e tyre përmes kamerave të sigurimit.

“Do t’i shohim incizimet nga kamerat e sigurisë përreth, për t’i gjetur fajtorët. Sheshet, nuk do të jenë tregje”, ka shkruar ai.