I vrari në Veternik ishte arrestuar të premten e kaluar për grabitje

40 vjeçari K. Krasniqi, i cili u vra mbrëmjen e së martës nga një pronar i një shtëpie në lagjen Vetrnik të Prishtinës, javën e kaluar ishte arrestuar nga policia për grabitje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

“Të premten e kaluar i njëjti ka qenë i arrestuar nga policia për grabitje në Fushë Kosovë”, tha Berisha për KALLXO.com.

K. Krasniqi të martën ishte qëlluar me armë nga një person i cili sipas prokurorisë ishte vetëmbrojtur pasi 40 vjeçari së bashku me tre persona të tjerë kishin tentuar të grabisin në pronën e tij.

Gjithashtu KALLXO.com, gjatë ditës së sotme raportoi se policia është në kërkim të tre personave të tjerë të cilët dyshohen se janë të involvuar në tentim grabitjen e së martës ku mbeti i vrarë 40 vjeçari.

Prokuroria për KALLXO.com ka thënë se kanë dyshime se njëri nga të dyshuarit e arratisur është i plagosur.

https://kallxo.com/vrasja-ne-veternik-policia-ne-kerkim-te-te-dyshuarve-tjere-njeri-dyshohet-se-eshte-i-plagosur/

https://kallxo.com/mesohet-emri-i-40-vjecarit-te-vrare-ne-veternik/

https://kallxo.com/prokuroria-jep-detaje-rreth-vrasjes-ne-veternik/