Foto: Ilustrim

I Vjedhin në Veturë Pistoletën pa Leje

Brenda një makine në Ferizaj është vjedhur një pistoletë me 14 fishekë.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në natën mes së enjtes e së premtes në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Viktima nuk posedonte leje të armës, prandaj  pistoleta është konfiskuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin e përditshëm të policisë.

Të dyshuarit për vjedhje të pistoletës me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.