Foto: Ilustrim

I riu që vdiq në vendin e punës, djalë i policit

I riu nga Mushtishti i Suharekës, i cili sot humbi jetën në vendin e punës, është i biri i një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

I pyetur nga KALLXO.com rreth rastit të vdekjes së të riut, Gashi ka thënë se nuk ka detaje për rastin, pasi që ka ndodhur në zonën e Lipjanit, por ka pohuar se rasti është i vërtetë.

“Rastin e ka konfirmuar kolegu jonë, që është babai i viktimës”, ka thënë Gashi.

Krenar Jemini, i lindur më 1997, ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në zonën e Lipjanit.

Policia e Prishtinës njoftoi se rreth orës 11:00 stacioni policor i Graçanicës ka marrë informacion për vdekjen e një personi në vendin e punës.

https://kallxo.com/22-vjecari-nga-mushtishti-humb-jeten-ne-vendin-e-punes/

Në vendin e ngjarjes, sipas Agron Borovcit, kanë dalë njësitë përkatëse, prokurori dhe Inspektorati i Punës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-22-vjecarit-ne-vendin-e-punes/

www.kallxo.com