I riu nga Peja dënohet me 5 vjet burg për grabitjen në Gjakovë

Shkumbin Llugagjiu, i akuzuar për grabitjen në pompën e derivateve “Al-Petrol” në Gjakovë, u shpall fajtorë dhe u dënua me burg e me gjobë.

Gjykata e Gjakovës, Shkumbin Llugagjiun nga Peja, e dënoj me 5 vjet burg dhe 2000 euro gjobë.

Llugagjiu akuzohej nga Prokuroria se i armatosur e i maskuar, nga pompa e benzinës “Al-Petrol”, duke detyruar punëtorët e pompës Shaban Krasniqi dhe Rifat Salihu, ka marr 300 euro dhe 100 pako cigare të llojeve të ndryshme.

Bashkë me Llugagjiun kishte qenë edhe personi me nofkën “Bardhi”, i cili për momentin është i panjohur.

Në seancën fillestare te mbajtur të hënën pranë gjyqtarit Nikollë Komani, Llugagjiu e kishte pranuar fajin.

Grabitja në “Al-Petrol”, i akuzuari e pranon fajin në Gjykatë

Sipas aktakuzës, kjo vepër kishte ndodhur në tetor të vitit 2018, ku Shkumbin Llugagjiu bashkë me personin me nofkën “Bardhi”, të armatosur dhe te maskuar kishin grabitur pompën e benzinës “Al-Petrol”, në fshatin Kralan të Gjakovës.

Në aktakuzë thuhet se nën kërcënimin e armës, kanë detyruar punëtorët e pompës Shaban Krasniqi dhe Rifay Salihun që të shtrihen përtokë dhe kanë marrë 300 euro dhe 100 boksa cigare dhe janë larguar.