Ilustrim

I ofron 10 euro ryshfet një polici, shoqërohet në polici

 

Është shoqëruar për intervistim në stacion policor një ngasës i autobusit, pasi që i njëjti gjatë kalimit kufitar në Merdarë, i ka ofruar ryshfet prej 10 eurove një zyrtari policor.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.