Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

I mituri godet me veturë dy këmbësorë në Lubizhdë të Prizrenit

Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit ka njoftuar se në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit i dyshuari i mitur ka goditur me veturë dy këmbësorë të mitur.

“Derisa ka qenë duke lëvizur me veturë nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë të mitur, një femër dhe një mashkull të komunitetit boshnjak”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.