Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

I Dehuri sulmon policin në Gjilan

Një person në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar nga policia dje rreth orës 00:30 në Rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Gjilan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë testit të alkoolit, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë nga persona nën ndikimin e alkoolit.