FOTO ILUSTRIM

I dehuri rrah tre fëmijët e tij

Policia ka arrestuar në Gjakovë një të dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në Gjakovë.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe dhunë familjare.