Seanca për kanosje - FOTO KALLXO

I akuzuari në studime në Gjermani, shtyhet gjykimi

Në Gjykatën e Gjakovës serish ka dështuar të mbahet gjykimi për kanosje, për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve.

Hajrullah Binakaj dhe Naim Binakaj, po akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të kanosjes.

I dyshuari Naim Binakaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, për të cilin gjykata ishte njoftuar se i njëjti gjendet në Gjermani, për studime.

Gjyqtari  i çështjes për të akuzuarin Naim Binakaj, lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim në gjykimin e radhës.

I pandehuri Hajrullah Binakaj tha se Naimi është djali i tij dhe se i njëjti për festat e fundvitit do të vijë në Gjakovë.

Prokurori Bajram Kryeziu, duke theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e gjykimit të sotëm, pasi që në këtë çështje penale të pandehurit akuzohen se e kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje, i propozoj gjykatës që të shtyhet seanca e sotme.

Pas kësaj gjyqtari Mentor Bajraktari, duke e aprovuar propozimin e prokurorit  bëri shtyrjen e seancës për datën 5 Tetor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Gjakovës, më datë 24 Shkurt të vitit 2015 në Gjakovë, dy të akuzuarit kishin shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit duke i thënë këtu të dëmtuarit që të del te dera e shtëpisë dhe përmes sms telefonik i është drejtuar me fjalët “dil në kofsh burrë te dera, se te dera jam”.

Ndërsa, kur i dëmtuari Ismet Binaku kishte dalë tek dera, i akuzuari Hajrullah Binakaj fillimisht është fjalosur e më pas e kishte kapur për gjoksi duke e përplasur për dere, thuhet në aktakuzë.

Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se i akuzuari i dytë Naim Binakaj, djali i të akuzuarit të parë i është drejtuar me fjalët “kam me ta marrë shpirtin”.

Me këto veprime dyshohet se dy të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të kanosjes

https://kallxo.com/gjakove-deshton-gjykimi-per-kanosje/