Gjykimi për kanosje

Gjakovë, dështon gjykimi për kanosje

Në Gjykatën e Gjakovës dështoj të mbahet gjykimi për kanosje, për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve.

Hajrullah Binakaj dhe Naim Binakaj, po akuzohen nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të kanosjes.

I dyshuari Naim Binakaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, për të cilin gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjelljen nga policia, mirëpo është konfirmuar se i njëjti gjendet në Gjermani.

I dëmtuari Ismet Binaku, tha se “para një javë në Gjakovë e kam parë Naimin dhe të njëjtin e kam fotograguar”.

I pandehuri Hajrullah Binakaj tha së i akuzuari Naim është djali im dhe i njëjti pas datës 18 Gusht do të paraqitet vullnetarisht në gjykatë.

Ndërsa, prokurori Enis Gashi, theksoj se nuk ka kushte për mbajtjen e gjykimit të sotëm, pasi që në këtë çështje penale të pandehurit akuzohen se e kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje.

“I propozoj gjykatës që gjykimi të shtyhet deri në sigurimin e prezencës së të akuzuarit Naim”, tha prokurori Enis Gashi.

Pas kësaj gjyqtari Mentor Bajraktari, e aprovoj propozimin e prokurorit duke e shtyrë në afat të pacaktuar shqyrtimin e radhës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Gjakovës, më datë 24 Shkurt të vitit 2015 në Gjakovë, dy të akuzuarit kishin shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit duke i thënë këtu të dëmtuarit që të del të dera e shtëpisë dhe përmes sms telefonik i është drejtuar me fjalët “dil në kofsh burrë te dera, se te dera jam”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa, kur i dëmtuari kishte dalë tek dera, i akuzuari Hajrullah Binakaj, fillimisht është fjalosur e më pas e kishte kapur për gjoksi duke e përplasur për dere, thuhet në aktakuzë.

Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se i akuzuari i dytë Naim Binakaj, djali i të akuzuarit të parë i është drejtuar me fjalët “kam me ta marrë shpirtin”.

Me këto veprime dyshohet se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale të kanosjes, e cila vepër është paraparë me nenin 185 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.