Hyseni: Kemi Pista të Sigurta për Incidentet e Fundit

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se organet e rendit në Kosovë kanë ‘pista të sigurta’ për ngjarjet që kanë ndodhur këto ditët e fundit në Kosovë.

Një sërë zhvillimesh që kanë cenuar sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve kanë ndodhur ditëve dhe javëve të fundit në Kosovë përfshirë djegien e veturave private e zyrtare të zyrtarëve institucionalë dh, së fundmi, sulmi me koktej molotovi ndaj pjesës së Zyrës së Presidentes .

Por Ministri Hyseni tha se nuk do të nxitojë që me çfarëdo deklaratë që, sipas tij, do të mund të të konsiderohej si ndërhyrje në një proces hetimor.

“Nga një këndvështrim dhe deklarim politik mund të them vetëm se Policia ka pista të sigurta dhe asgjë më shumë sepse çfarëdo që të them më shumë do të ishte ndërhyrje e papranueshme në hetimet që Policia e Kosovës po i zhvillon dhe do të lëndonte po ashtu integritetin e vet hetimit”, tha Hyseni.