Aparatet e lojërave të fatit të konfiskuara në një aksion të mëhershëm - Foto: Dogana e Kosovës

Humb 10 mijë euro në lojëra të fatit largohet nga shtëpia

Në Gjilan ktima mashkull Kosovar/Shqiptar, i raportuar person i zhdukur, është gjetur me datë, 01.06.2018, në qytetin e Ferizajt, prej nga është sjellë me ndihmën e familjareve për intervistim në Polici.

Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.