Gjendet i vdekur personi i zhdukur në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur trupi i pajetë i një personi që ishte shpallur i zhdukur një javë më parë në Vushtrri.

“Sot rreth orës 09:00, në një arë në fshatin Studime e Ulët në Vushtrri, është gjetur trupi i pajetë i personit të raportuar i zhdukur me datë 18.11.2018”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas zëdhënësit, vdekjen e viktimës e ka   konstatuar mjeku kujdestar i Urgjencës në Vushtrri.

Në kërkim të G.R, kanë qenë të angazhuar edhe ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.