Ndërprehen kërkimet pas 11 ditëve për 43 vjeçarin nga fshati Begracë

Familjarët nuk kanë asnjë lloj sinjali se ku mund të jetë zhdukur, familjari i tyre i zhdukur nga Begraca e Kaçanikut, Muhabi Islami.

Komuna e Kaçanikut, ka ndërprerë kërkimet pas njëmbëdhjetë dite deri në një moment kur do të paraqitet ndonjë sinjal.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. RTV21