Foto: Ilustrim

Hoti: Personi i zhdukur në veri nuk ka afërsi më ish-liderin serb të vrarë, Oliver Ivanoviq

Raportimet e mediave se gjatë ditës së djeshme është gjetur një trup i pajetë në Veri të Mitrovicës janë të pa sakta.

Në një përgjigje për KALXO.com, Besim Hoti nga Policia Kosovës, stacioni në veri, ka thënë se nuk bëhet fjalë për një person të gjetur por për një veturë.

Sipas Hotit, vetura e gjetur është e personit i cili ishte shpallur i humbur.

“Është gjetë një veturë e një personi që ka qenë e një personi të humbur ose i zhdukur, vetura e tij është gjetë. Janë gjetur në veturë edhe elementet e veprës penale, mirëpo personi jo”, tha Hoti për KALLXO.com.

Hoti ka demantuar raportimet e mediave se personi i shpallur si zhdukur ka lidhje familjare me ish- politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Personi i zhdukur nuk ka lidhje me familjen e Oliver Ivanoviqit, nuk janë të sakta raportimet e mediave. Ai person nuk ka të bëjë me familjarët e Ivanoviqit”, konfirmoi Hoti.

https://kallxo.com/gjendet-vetura-e-personit-te-zhdukur-ne-zubin-potok/

.