Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Haziri ‘kërcënon’ borxhlinjtë e Komunës, u jep 15 ditë afat

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka dhënë 15 ditë afat qytetarëve borxhlinj të Gjilanit për t’i paguar obligimet ndaj Komunës.

Në rast të mospagesës së këtij borxhi brenda 15 ditëve, Haziri ka paralajmëruar se inkasimi i mjeteve do të bëhet përmes përmbaruesve privatë.

Ai ka bërë të ditur se borxhi total ndaj Komunës është mbi 7 milionë euro.

Njoftimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Prej sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për tatimin në pronë dhe ne u kemi dhënë afat 15 ditor qytetarëve për t’i shlyer borxhet. Apeloj që ta shfrytëzojnë këtë afat kohor, përndryshe, inkasimin do ta bëjmë me anë të përmbaruesve privat. Vlera e borxheve të qytetarëve ndaj Komunës së Gjilanit është mbi 7 milionë euro. Mjetet e inkasuara përkthehen me investime në infrastrukturë, për t’ua përmirësuar kualitetin e jetës qytetarëve tanë.