Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Do të Punoj që Secili Qytetar ta Ketë Jetën më të Mirë

Në një urim drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se po përmbyllet një vit jo i lehtë.

“Një vit zgjedhjesh, një vit pune dhe një vit sfidash por edhe i të arriturave. Ndoshta-ndoshta, lajm i mirë ishte investimi në energji”, ka thënë shefi i Qeverisë së Kosovës në një video-mesazh të publikuar në profilin e tij në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se e di që në vitin që vjen na presion shumë punë, shumë sfida, dhe e di se qytetarët presin shumë nga Qeveria e vendit.

“Unë sot ju uroj ndërrimin e moteve. Ju uroj 2018-tën me shëndet e me të mira në familje”, ka theksuar Ramush Haradinaj, duke premtuar se do të punojë që secili prej nesh, në vendin tonë, ta ketë jetën më të mirë.

Dhjetë ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për t’ia dyfishuar rrogën shefit të saj – Ramush Haradinajt dhe ua ka rritur pagën edhe vartësve të tij.

http://kallxo.com/kjo-eshte-rroga-e-re-e-kryeministrit-dhe-vartesve-te-tij/