Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Drejtori i SHKK Nehat Thaçi, Foto: ZKM

Haradinaj: Shërbimi Korrektues, institucion i ndjeshëm dhe i rëndësishëm

Kryeministri Ramush Haradinaj, e ka quajtur Shërbimin Korrektues të Kosovës, të ndjeshëm dhe të rëndësishëm.

Haradinaj gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin.

Në takimin me Tahirin dhe Thaçin, Haradinaj ka hënë se për Shërbimin Korrektues duhet të angazhuar të gjithë institucionet duke theksuar se ai është i ndjeshëm dhe i rëndësishëm.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka uruar drejtorin e ri të SHKK-së, Nehat Thaçin, për punën ndërsa kishte biseduar për gjendjen në këtë shërbim dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shërbim korrektues të qëndrueshëm dhe stabil.

“Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë ndërinstitucionale, në mënyrë që shërbimi korrektues të jetë brend i shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj  njofton zyra e kryeministrit.

Drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi  ka njoftuar Haradinajn për gjendjen aktuale në shërbimin korrektues dhe planet e projektet që ky shërbim është duke i zhvilluar, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të mbështes projektet e rëndësishme të cilat përmirësojnë sistemin e rehabilitimit të të burgosurve, të punësimit të tyre dhe përmirësimit të kushteve.

Haradinaj ka thënë se përfshirja e të burgosurve në sektorin e punës, përmes projekteve specifike dhe të profilizuar, siç janë ato të prodhimit, bujqësisë dhe në sektor të tjerë, janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë, duke garantuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës që sistemi i drejtësisë me të gjitha fushat të jetë i zhvilluar, i qëndrueshëm dhe që i përgjigjet nevojave të shkallës së zhvillimit tonë shoqëror.

Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori Nehat Thaçi e kanë informuar Kryeministrin Haradinaj me zhvillimet në këtë sektor dhe për sfidat me të cilat janë duke u përballur, duke theksuar se situata në këtë sektor është e mirë, duke e përmbushur 95 për qind të agjendës legjislative.