Haradinaj: Protesta do të jetë Paqësore

“ Do të mbledhemi nesër në ora 10:00, është protestë por është paqësore, është kundër punëve të këqija që i kanë bërë Kosovës”, tha Haradinaj.

Megjithatë, ai bëri të ditur se seanca për zgjedhjen e të parit të vendit do të kundërshtohet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Haradinaj tha se Hashim Thaçi nuk është zgjedhja e tij si president dhe as zgjidhje për Kosovën.

Tashmë janë bërë tre ditë që opozita së bashku me aktivistët e saj po qëndrojnë nëpër tenda para Kuvendit të Kosovës.

Ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti që qëndroi edhe vetë në tenda tha se Kryeministri Isa Mustafa dhe kandidati për president Hashim Thaqi kanë përfituar nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

“ Ata kanë fituar diçka po nuk po kallxojnë, ama këta nëse dojnë me i dhanë diçka Malit të Zi, le t’i japin prej pronës private që e kanë trashëguar prej prindërve të tyre,” tha Kurti.

kurti

Kurti shtoi se protesta nuk është vetëm opozitare, por e të gjithë atyre që dëshirojnë ta mbrojnë vendin.

“ Këtu jemi si qytetarë, këtu jemi si shqiptarë, këtu dëshirojmë ta mbrojmë vendin tonë  se na atdhe tjetër nuk kemi ,“ tha Kurti. [interaction id=”56cf2494fe5d459225c7bee3″]