Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj nuk vjen për Interpelancë, delegon Ministrin e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës nuk është paraqitur në interpelancën e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucione dhe zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Kryeministri Ramush Haradinaj i ka deleguar kompetencat e tij Ministrit të Drejtësisë,  Abelard Tahirit.

Këtë e ka kundërshtuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli e cila tha se Kryeministri duhet të vijë dhe të përgjigjet.

“ Në këtë Interpelancë është ftuar Kryeministri dhe jo Ministri i Drejtësisë, prandaj ne sot nuk e mbajmë  këtë interpelancë dhe ftojmë  Kryeministrin që të përgjigjet  e jo Ministri, ai vetëm mund t’i  ndihmojë” u shpreh Pacolli.

Po ashtu, në mungesë kuorumi nuk janë votuar rekomandimet nga interpelanca me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucione dhe zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës.

http://kallxo.com/nuk-ka-kuorum-ne-kuvend-per-kontraten-me-contour-global/