Ramush Haradinaj

Haradinaj nuk komenton ndarjen e 15 mijë eurove për familjen Daci

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme i ka ndarë sot 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 janar në Brezovicë si pasojë e një orteku të borës.

Daci vdiq gjatë periudhës kur kishte shkuar për skijim.

Një shumë të tillë i pari i qeverisë e ka ndarë edhe për policin tashmë të ndjerë Izet Demaj nga Istogu i cili u vra në krye të detyrës.

Ndërsa i pyetur për atë se a mund të barazohen këto dy raste Haradinaj tha që  “Nuk do të bëjë ndonjë krahasim për ata që kanë vdekur. Po ua lë juve që ta bëni atë”.

 

https://kallxo.com/qeveria-me-15-mije-euro-per-familjen-e-policit-te-vrare/?fbclid=IwAR2A2ENyPRJ_AHEh5hweUjiTlFungGyLCIe4rfsFc_B1hZtW4DLsm1ulfwE