Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Haradinaj: Nuk i Frikësohem Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.

Për “Zona e Konfliktit” në “Deutsche Welle”, Haradinaj ka thënë se iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale “nuk duket se do të vazhdojë tutje”.

Haradinaj ka shtuar se nuk i frikësohet Speciales dhe se Kosova do të vazhdojë të përmbushë të gjitha obligimet e saja ndërkombëtare. /21Media