Haradinaj në Prekaz: Jemi në Atdheun Tonë

Kryeministri Ramush Haradinaj në “Natën e Zjarreve” aktivitetin e fundit tradicional të “Epopesë së UÇK” që zhvillohet në kujtim të familjes Jashari tha se është kënaqësi të shihen brezi i ri i Jasharëve.

Haradinaj tha se tre breza të kësaj familjeje u flijuan për liri, por gjithashtu deklaroi se tre breza të kësaj familjeje nga ata që kanë mbetur gjallë janë dëshmitarë se liria jonë shtë e shtrenjtë.

Haradinaj në Prekaz tha se “Shyqyr që bashkohemi këtu dhe e dimë që jemi në atdheun tonë, në tokën tonë.

Gjatë “Epopesë së UÇK-së” u zhvilluan aktivitete katër ditë me radhë.