Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj Lirohet me Kusht

Gjykata e Apelit e qytetit francez Colmar ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes dhe vendosur ta lirojë me kusht liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Avokati Arianit Koci tha për KALLXO.com se Haradinaj nuk mund ta lëshojë njëherpërnjëherë Francën dhe është i obliguar që dy herë në javë të paraqitet tek autoritetet franceze.

Avokati i Haradinajt tha po ashtu se tek autoritetet franceze ende nuk ka shkuar kërkesa e Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj qe arrestuar më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Të nesërmen e arrestimit, Gjykata e Apelit e Colmarit kishte urdhëruar mbajtjen e Haradinajt në paraburgim në pritje të pranimit të një kërkese formale për ekstradim nga Serbia.

http://kallxo.com/franca-e-mban-haradinajn-ne-paraburgim/