Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për Projektligjin për Lojërat e Fatit.

Zyra e Kryeministrit në një përgjigje për KALLXO.com, e ka konfirmuar kërkesën e Haradinajt për seancë.

Sipas tyre, kjo seancë është kërkuar të mbahet me 03.04.2019, në ora 11:00, me vetëm një pikë të rendit të ditës, e që ka të bëjë me Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Kabineti qeveritar dje (e martë), e ka miratuar Projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit.

Në mbledhjen e djeshme kryeministri Ramush Haradinaj, tha se qëllimi i këtij ligji është ndalimi i lojërave të fatit.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria t`i nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës”, ka thënë  Haradinaj.

Të bësh bixhoz me të ardhmen