Hapet ekspozita me libra për Skënderbeun

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ ka hapur sot ekspozitën me 37 botime të vjetra për Skënderbeun, koleksion personal i Patricia Nugee.

Ekspozita është hapur në kuadër të shënimit të  vitit mbarëkombëtar për Skënderbeun dhe është mundësuar nga Komisioni qeveritar për shënimin e Vitit të Skënderbeut, Biblioteka Kombëtar dhe qeveria e Kosovës.

Duke vlerësuar kontributin e Nugee dhënë për historinë kombëtare drejtori i BK ‘Pjetër Bogdani’, Fazli Gajraku ka thënë se koleksionist ja britanike Nugg ka bërë një punë të madhe duke ruajtur një dëshmi për heroin.

“Botimi më i vjetër në Bibliotekën kombëtar është libri Historia e Skënderbeut boti i vitit 1583 në Augsburg të Gjermanisë është siguruar falë koleksionistes Nugee, e cila ka mbledhur me përkushtim botimet e vjetra për Skënderbeun”, ka thënë drejtori Gajraku.

Kruese koleksionist ja Nugee ka pohuar ishte fascinuar me historinë e Skënderbeut gjatë kohës sa punonte në një librari në Londër ku shiteshin librat e vjetër.

“Pasi mësova për herë të parë për Skënderbeun nga një klient i cili kërkonte të blinte një libër për Skënderbeun, shumë shpejt bleva pastaj një libër të vjetër për Skënderbeun”, ka thënë ndër të tjerash ajo, duke pohuar edhe përshtypjet e saja për shkrimet për Skënderbeun.

Kanë përshëndetur edhe Kryetari i Komisionit qeveritar për shënimin e 550 vjetorit të Vdekjes së Skënderbeut, Jahja  Lluka, i cili kërkoi që shembullin e Nugee ta ndjekin edhe shumë qytetarë që kanë thesare të tilla, kurse Sali Bashota ish drejtor i BK ‘Pjetër Bohdani’ ka kërkuar nga institucionet që Nugee t’i ndahet një çmim kombëtar.

Ekspozita përmban 37 botime të vjetra për Skënderbeun të botuar mes shekujve XVI dhe XVIII në shumë vende të Europës, shumica përkthime të veprës së Barletit për Skënderbeun.

Ne fund BK iu dhuroi Nugee logon e bibliotekës të punuar në filigran me dorë si shenjë falënderimi për kontributin e saj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë na bibliotekën kombëtare.