Më 8 shkurt në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita me portretet e Skënderbeut

Ekspozita “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” e Luan Tashit hapet më 8 shkurt 2022 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita është realizuar nga Remzi Hasani ndërsa do të prezantohen 65 vepra nga artistë evropianë dhe shqiptarë.

GKK-ja bën të ditur se publiku do të ketë rastin t’i shohë veprat artistike për Skënderbeun të realizuara 13 vite para vdekjes së tij, nga skulptori dhe arkitekti shqiptar, Andrea Aleksi.

Po ashtu, gjatë kësaj ekspozite do të ekspozohen edhe dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaikë, monedha, medalje dhe pulla postare etj., që kanë lidhje me Skënderbeun.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur një muaj.