Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Haki Rugova Pret të Konsultohet me Partinë për Vendimin e Supremes

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, tha sot se nuk ka vendosur ende për hapat e mëtejmë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për ta urdhëruar rivotimin në këtë komunë.

Gjykata Supreme aprovoi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rivotim në Istog në garën e balotazhit ku Rugova është përballë kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj., pas ankesave të të dyja partive.

Por Rugova tha se për një vendim për hapat e mëtejmë atij i duhet të konsultohet me partinë.

“Unë zyrtarisht ende nuk e kam marrë vendimin e Gjykatës Supreme. Nesër do takohem me struktura te partisë dhe do të dalim me një qëndrim”, tha Haki Rugova per KALLXO.com.

Ndërkohë Gani Dreshaj ka qenë i paqasshëm për një koment të menjëhershëm, përkundër përpjekjeve të KALLXO.com