Foto: Ilustrim

Gruaja sulmohet seksualisht në Viti

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në komunën e Vitisë ka ndodhur një tentim dhunimi ndaj një gruaje.

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull të komunitetit shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër të komunitetit shqiptar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.