Foto Ilustrim Skenderaj

Gratë nga Gjermania dyshohet se u kurorëzuan ilegalisht në Skënderaj

Një ofiqar nga Komuna e Skenderajt u arrestua ditë më parë nën dyshimet se lidhi martesa të rreme me qëllim të rregullimit të lejeve të qëndrimit për disa persona në Gjermani.

Lidhjet e martesave, ofiqari Kujtim Bekaj i bëri duke ju marrë disa personave letërnjoftimet të cilat më pas i përdorte si dëshmitarë të martesave të rreme.

Përmes kësaj metode ofiqari dyshohet se ka lidhur 42 martesa të rreme gjatë viteve 2013 – 2017, martesa të cilat i lidhi pa prezencën e qifteve në zyret e ofiqarisë.

Në lidhje me ketë rast shtetaset gjermane të martuara nga ofiqari gjatë marrjes në pyetje në Gjermani kishin deklaruar se nuk kanë qenë në Kosovë, por certifikatat martesore janë lëshuar dhe nënshkruar nga ofiqari.

Lidhur me këto pretendime, ofiqari Kujtim Bekaj deklaroj se asnjë martesë nuk e ka lidhur pa prezencën e qifteve.

Ai mohoj t`i ketë lidhur këto martesa duke thëne se ka mundur të ndodhë ndonjë gabim.

“Me qëllim nuk e kam bërë asnjë lëshim, mund të jetë bërë ndonjë gabim por jo me qëllim”, tha Bekaj.

Pasi i administroi të gjitha provat Gjykata Themelore në Prishtinë konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se Kujtim Bekaj i ka kryer këto vepra penale.

Bekaj me vendim të Gjykatës do të qëndrojë nën masën e paraburgimit për 30 ditë.

Ai dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentet zyrtare duke shënuar në to deklarata të rreme në momentin e lidhjes së martesave të rreme.

 

https://kallxo.com/perfshirja-e-dyshimte-e-komunarit-te-skenderajt-ne-shkurorezimin-e-ciftit-nga-gjermania/

 

.