Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se një grua ka raportuar se tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në market, dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash nga arka.

Sipas policisë vlera e parave të grabitura nuk dihet ende.

Të dyshuarit për këtë rast, pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.