Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Grabitësit sulmojnë me armë Policinë në Prishtinë

Një polic është detyruar t`u përgjigjet me zjarr dy të dyshuarëve të cilët kanë shtënë me armë në drejtim të tij, derisa po tentonin të vidhnin në veturë.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur mbrëmë pas mesnate,  derisa një zyrtarë i policisë ka vërejtur dy të dyshuar që po tentonin të vidhnin një automjet.

“Një zyrtar policor derisa ishte duke ecur ka hasur dy të dyshuar të panjohur, të cilët kishin qenë duke e vjedhur një automjet, në momentin kur personi zyrtar është prezantuar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, zyrtari policor është detyruar të kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar”, ka njoftuar Policia.