Gjykimi për Përgatitje Sulmi ndaj Eskortës së Kryeministrit

Gashi akuzohet se më 23 shtator të vitit të kaluar kishte përgatitur një sulm në rrugë ndaj eskortës së Kryeministrit Isa Mustafa.

Mbi Gashin rëndon edhe akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

KALLXO.com shkroi më 23 shtator 2015 për atë që Policia e Kosovës atëherë e cilësoi ndalim dhe sulmim në tentativë të eskortës së Kryeministrit që ishte në lëvizje.

222f34232608b38e15005cf85ad3cbb4a4c6245ced58df0c71780fdb062373fa

Policia atë ditë tregoi se dy të dyshuar për këtë rast janë në arrati, ndërsa tha se gjatë ikjes ata kanë lënë prapa mjete të forta metalike që shërbejnë për shpim të gomave të makinave zyrtare.

http://kallxo.com/policia-ishte-planifikuar-sulm-ndaj-kryeministrit-isa-mustafa/

Këto mjete pastaj u ekspozuan në oborrin e objektit të ekzekutivit.