Ndërpritet Seanca për Makinat e EULEX-it

Ky gjyqtar nuk ua vazhdoi paraburgimin as aktivistëve tjerë të VV-së që ishin paraburgosur me vendim të tij.

Gjyqtari e la Molliqajn në liri, edhe pse Sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” i tha atij se nuk do të vijë përsëri në seancë nga gjendja e lirë.

Seanca e gjykimit të aktivistëve të VV-së u caktua më 4 prill. Deri atëherë prokurori u obligua t’ua japër të akuzuarve shkresat e lëndës.

16:45

Aktivistët e “Vetëvendosjes” procesin e cilësuan politik, ndërsa disa prej tyre u deklaruan të pafajshëm

Rron Gjinovci në seancë tha se duke e njohur vendimin e aktivistëve të “Vetëvendosjes” për hir të drejtësisë më duhet të them se fakti që Glauk Konjufca ka qenë duke biseduar me mediat nuk është vepër penale, Besfort Berisha nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes.

Ky proces ka filluar me mbledhjen e provave shkel e shko për shkak se ka qenë i montuar politikisht, por unë nuk kam paragjykim as për prokurorin, as për gjyqtarin, tha më tutje Gjinovci.

Salih Mehmeti në fjalën hyrëse tha se aktualizimi i këtij rasti pas shtatë vjetëve dëshmon se drejtësia vazhdon ta ketë mentalitetin e UNMIK-ut si drejtësi e varur, ai vazhdoi duke thënë se këtij procesi i vjen edhe era diskriminim etnik.

Bujar Voca tha se ka qenë dëmtimi i makinave ka qenë një aksion i drejtë i drejtuar ndaj EULEX-it sepse megjithë imunitetin që e gëzojnë nga ligji pjesëtarët e tij, një pjesë e tyre e madhe janë të korruptuar.

Fatmir Kurtaj tha se nuk ndihet fajtor.të pafajshëm u deklaruan edhe Pajtim Demaj, Kushtrim Zeqiri dhe  Kujtim Kosumi.

Asdren Peci  në fjalën hyrëse tha se gjykimi është gjykim politik për shkak se po gjykohemi për shkak të bindjeve tona. Mendoj se kjo aktakuzë duhet të bie poshtë pasi që është për shkak të bindjeve politike. Gjykim politik e quajti këtë gjykim edhe Skender Merturi

Faruk Dakaj tha se ndihem i pafajshëm, ndërsa Frashër Krasniqi tha se drejtësia e aksionit tonë vërtetohet edhe nga fakti që ky mision është shndërruar në mekanizëm për t’i lënë në pushtet disa persona.

16:35

Ndërprerja e seancës ndodhi pasi sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje” Dardan Molliqaj kërkoi shkresat e lëndës.

Dardan Molliqaj në fjalën hyrëse tha se nuk ka marrë përgjigje se pse nuk e ka ende aktakuzën, ndërsa deklaroi se prokurori ka shkelur paragrafin 4 të nenit 245.

Molliqaj vazhdoi duke thënë se e ka të pamundur të kuptojë se pse ende është i privuar nga e drejta për qasjen në aktakuzë dhe në deklaratat e dëshmitarëve, pasi që nuk mund të dimë nëse ndonjë dëshmitar mund ta ndërrojë deklaratën.

Molliqaj tha se më datën 25 gusht 2009 kam kryer një vepër penale për të cilën nuk akuzohem fare. Ai veprën që ka kryer e cilësoi pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Kjo tregon se as prokurori as gjyqtari nuk po dëshiron drejtësi, tha Molliqaj.

Ai u bëri thirrje aktivistëve të akuzuar që nëse nuk u jepet aktakuza të dalin nga salla.

Për shkak se seancat e këtij gjykimi gati vazhdimisht janë shtyrë, prokurori nuk i ka pajisur të akuzuarit me këto shkresa.

14:45

Në gjykimin për makinat e EULEX-it Glauk Konjufca tha se i janë shkelur të drejtat.

“Në rastin tim janë bërë shkelje të hatashme të të drejtave të njeriut,” tha deputeti i “Vetëvendosjes” dhe nënkryetari i Kuvendit.

Konjufca në fjalën e tij tha se të burgosur si ai ka aktualisht veç në një vend të botës.

Të burgosur të tillë nuk ka as në BE, as në Rusi, as në Kinë, veç në Korenë e Veriut, tha Konjufca në gjykatë.

Edhe drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës Xhelal Sveçla që u arrestua sot për t’u sjellë në gjykatë e konsideroi veten të akuzuar politikisht, ndërsa tha se ai bashkë me të tjerët janë të burgosur politikë.

Edhe anëtari i Kryesisë së “Vetëvendosjes” Zgjim Hyseni, procesin e cilësoi politik, ndërsa Salih Zyba tha se ndihet i pafajshëm.

13:33

Kërkesën për përjashtim të gjyqtarit e paraqiti sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj që është njëri nga të akuzuarit e procesit për dëmtimin e makinave të EULEX-it në vitin 2009.

Aktualisht në këtë gjykim, fjalën hyrëse po e paraqet prokurori.

Prokurori i qëndroi besnik aktakuzës, ndërsa tha se provat e saj do të vërtetohen gjatë gjykimit.

11:33

Para përfundimit ata iu afruan këtij objekti duke lënë pranë tij pankartat që kishin me vete.

12674133_10207358907909461_1565281199_n

Pastaj aktivistët e VV-së u shpërndanë, ndërsa u lrguan edhe policët e vendosur para Pallatit të Drejtësisë.

11:13

Derisa brenda Pallatit të Drejtësisë po zhvillohet gjykimi i aktivistëve të VV-së, jashtë pallatit po protestohet për lirimin e tyre

Në gjykimin për makinat e EULEX-it sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj kërkoi ndërrimin e gjyqtarit Vesel Ismajli.

Molliqaj është njëri nga 27 të akuzuarit në gjykimin për dëmtimin e makinave të EULEX-it në vitin 2009.

Në seancat e këtij gjykimi para arrestimit të shumë të kërkuarve ka marrë pjesë vazhdimisht vetëm ish-aktivisti i VV-së Rron Gjinovci.

gjykimi

Molliqaj tha në gjykatë se të gjithë atyre që janë arrestuar për këtë gjykim u janë mohuar të drejtat elementare.

“Caktimi i paraburgimit ka qenë masë për izolimin tim politik,” tha Molliqaj.

Seanca u ndërpre për një orë që kryetari i gjykatës të vendosë se a do ta përjashtojë gjyqtarin Vesel Ismajli.

Molliqaj edhe pas ndërprerjes së seancës po refuzon ta lëshojë sallën e gjykimit.

Dardan Molliqaj
Dardan Molliqaj

Në seancën e 25 shkurtit Molliqaj u grind ashpër me gjyqtarin Ismajli.

http://kallxo.com/fjale-te-ashpra/

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Voca, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadan Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skënder Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maçastena dhe Lulzim Xhaka.

Aktakuza lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009, kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës, grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Derisa po zhvillohet gjykimi, jashtë pallatit po protestojnë aktivistë të “Vetëvendosjes”. Ata po kërkojnë lirimin e aktivistëve.

Njëra nga parullat e protestuesve e ndërtuar nga shkrimet e gazetave paraqet veprimet e Kryeministrit Isa Mustafa në vitin 1981 dhe 2016.

a357f319a54602179170081eabd3432351339b40fd45ef3d8975fec30770df3f

protesta

Protestuesit po brohorasin “Poshtë Qeveria” dhe “Hajnat në Burg”, ndërsa një kordon policie është vendosur para hyrjes së pallatit.

policia